Emërohet drejtori i ri i policisë të Tiranës (FOTO LAJM)

Rebani Jaupi është emëruar në krye të policisë së Tiranës.

Ai momentalisht mbante postin e zëvendës drejtorit në policinë e shtetit.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë. Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP. Ndërkohë që Kastriot Skënderi pas shkarkimit u emërua këshilltar i Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Shtuar më 25/03/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori