Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, ja kush është Paulin Rajta

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve Paulin Rajtën.

Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme, Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Kakryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.