Emerohet ambasadori amerikan ne Tirane
Albeu.com
Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë të ditur kandidatin për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Diplomati Alexander Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ...
... ministror dhe aktualisht është drejtor i zyrës së zhvillimit të karierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë, ai ka qënë zv/Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Ai ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori