Emërimi i Bledi Çuçit ministër, deputetja Mimi Kodheli zbulon përse votoi kundër
Ditën e sotme Kuvendi votoi emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër.

Në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është Mimi Kodheli, Adriatik Alimadhi, Korab Lita dhe Zef Shtjefni.

Deputetja Mimi Kodheli foli në një lidhje direkte në Open dhe sqaroi gjithçka duke thënë se ishte një lapsus.

“Dua të sqaroj publikun se ky ishte një lapsus. Unë jam në moshë të madhe dhe kam nevojë për syze. Mendova se po votonim kundër dekretit të presidentit. Unë do kisha votuar me të dyja duart pro Çuçit dhe Ikonomit”- tha Kodheli.
Shtuar më 17/12/2020, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori