Emër shumë i njohur, Taulant Balla zbulon tradhtarin brenda PS-së
Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së bëri me dije se brenda në PS-së është një anëtar i cili në fushatë ka bërë fushatë për një parti tjetër.

"Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi se në fushatë nuk dha kontribut për forcën tonë politike.

Si i tillë në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoheni për ta votuar këtë raport. Ka rregulla Vangjush partia.

Po ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje”-tha Balla. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori