E nxorrën zbuluar, kush është autori kryesor i vrasjes së vëllezërve Haxhia
Zbardhen të tjera detaje nga hetimet për ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur në 27 Prill të këtij viti.

Një autorë kryesorë të krimit mafioz, dyshohet të jetë Talo Çela, i cili nuk është një emër i panjohur për pòlicinë. Çela ka qenë në kërkim dhe për një ngjarje tjetër të bujshme, siç ishte grábitja e 9 Prillit në Rinas.

Çela është i vetmi person që ka mbetur në kërkim për grabitjen e Rinasit, ndërkohë që dosja është transferuar në SPAK nga Prokuroria e Durrësit.

Ka qenë i penduari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, ai që ka treguar se ishte Talo Cela, personi i cili ka kërkuar nga Besmir Haxhia të tregoj se ku janë fshehur paratë e grabitjes së Rinasit.

Kujtojmë se për vrasjen e vëllezërve Haxhia janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë.

Vëllezërit Haxhia u qqlluan teksa po lëviznin me makinë. Ata u ekzekutuan me nga 20 dhe 18 plumba në trup duke ndërruar jetë në vend. Besmir Haxhiaj sapo ishte licensuar si avokat në Shqipëri, por ishte person i dënuar me burg më parë në Greqi. Ndërsa Viktor Haxhiaj njihej në zonën e Durrësit si sipërmarrës dhe tregtar makinash. Të dy vëllezërit dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike.

Më 1 maj, po.licia arrestoi dy autorët e dyshuar të vrasjes Altin Ndocin 33 vjeç, dhe Klevis Allën 22 vjeç, nga ku dyshohet të ketë dalë dhe emri i Talo Çelës.
Shtuar më 03/07/2020, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori