Elvis Roshi në hetim edhe për drogë
Prokuroria e Tiranës duket se ka siguruar krejt skedën penale të dënimeve dhe precedentëve penalë të Elvis Rroshit jashtë Shqipërisë para se të kërkonte arrestimin e tij. Kryebashkiaku, sipas të dhënave të mbërritura nga organet e Drejtësisë në Zvicër dhe Itali, rezulton se ka precedentë penalë në trafik droge dhe përdhunim.

Në lidhje me rastin e trafikimit të drogës, sipas burimeve të Prokurorisë, rezulton se për njërin nga emrat e përdorur nga Elvis Rroshi, ka edhe aktualisht një hetim. Një burim nga Prokuroria theksoi dje se sipas përgjigjes së ardhur nga autoritetet italiane, rezulton se shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 03.12.1975 është dënuar për një përdhunim të kryer në vitin 1995 në Campobasso. Referuar përgjigjes së ardhur nga jashtë në Prokurori, në të njëjtën ditë është lëshuar një dekret për ekspuls, pra për ta përzënë shtetasin në fjalë nga Italia.

"Elvis Rroshi është kontrolluar në Milano në vitin 1997 dhe ka dhënë një deklaratë false. Në vitin 2000 ai është kontrolluar në Sesto San Giovvani, në Milano. Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin", theksohet në përgjigjen e ardhur në adresë të Prokurorisë nga Italia.

Kanë qenë autoritetet zvicerane ato që kanë zbardhur më shumë detaje nga e shkuara e Elvis Rroshit. Sipas përgjigjes së dërguar nga autoritetet zvicerane, citohet nga burimet e Prokurorisë shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 03.12.1975 në Kavajë, i biri i Azem dhe i Nasije, është njohur me këta emra: Ervin Rroshi, datëlindja 03.12.1975, Elvis Rroshi, Bashkim Hallulli dhe Enver Rroshi, i datëlindjes 03.12. 1975, si edhe Enver Proshi, me datëlindje 03.12.1975.

Bazuar në përgjigjen e administruar si provë nga Prokuroria, në prill 1993">1993, Ervin Rroshi ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil.

“Më datë 14 maj 1993">1993, ai është ndaluar nga Policia e Zyrihut për një rast droge, duke qenë se ky rast ka më shumë se 20 vjet, Policia e Zyrihut nuk ka mundur të sigurojë më shumë detaje, por duke marrë parasysh faktin se ai është dëbuar 4 muaj më vonë, ndoshta nuk ka qenë një rast për trafik droge, por vetëm konsumim i lëndës narkotike”, theksohet në informacionin e administruar nga organi i akuzës.

Autoritetet zvicerane kanë informuar Shqipërinë se kërkesa e tij për azil është refuzuar në shtator 1993">1993 dhe ai është dëbuar për në Shqipëri më 24 shtator 1993">1993. “Në korrik 1997, ai ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Ai është arrestuar në gusht të vitit 1997, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish”, bën me dije Prokuroria.

Akuza
Prokuroria e Tiranës, e cila po heton Elvis Rroshin, deklaroi të hënën se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të Drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.

Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran, respektivisht në vitin 1995 dhe 1993">1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

“Gjithashtu, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit”, tha Prokuroria. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori