Elvis Roshi habit të gjithë: Jam i pastër dhe do kthehem në krye të bashkisë

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës Elvis Roshi ka ndërruar mendje dhe sa duket nuk do të tërhiqet si kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Nga Italia ku ai gjendet prej 3 ditësh, Roshi shkruan në statusin e tij se ka marrë dëshmi penaliteti të pastër nga ana e autoriteteve italiane dhe se do të rikthehet në krye të Kavajës.

Roshi u dorëhoq disa ditë më parë pasi zbuloi "papritur " se kur kishte qenë minoren ishte dënuar për "përdhunim në grup" në një kamp refugjatësh në Itali.

Por duket se kryetari i Kavajës ka ndërruar mendje dhe shprehet se do të rikthehet si kryetar i bashkisë.

Statusi i plotë i Ervis (Ervin) Roshit

Sic edhe jeni ne dijeni, me koshiencen time, ju tregova per nje leter e cila me zuri ne befasi disa dite me pare. Nisur nga ai moment, i vene ne kushtet si me qene vrases, apo hajdut i rruges se kombit, une mendova se smund te vazhdoja detyren time duke qene ne qender te akuzave, por pas vetem 60 minutash, me vjen nga Italia deshmia ime e penalitetit e cila tregon te verteten qe une jam komplet i paster. Nga ai moment, bera valixhen gati dhe u nisa per Itali me qellim qe betejes sime me drejtesine ti shkoj deri ne fund, sic edhe ju kam premtuar njerezve.

Kam 3 dite ketu dhe posedoj, dy deshmite e mia te penalitetit dhe cdo certifikate te mundshme e cila tregon ne driten e diellit qe une skam patur probleme me drejtesine italiane. Duke qene se jetojme dhe punojme me nje shtet ligjor, kam vendosur qe mos ju besoj letrave te bakallit por cdo leter e cila ka vlere ligjore dhe cdo element qe e ben ate te vlefshme.

Ndaj, nisur edhe nga mijera mesazhe qe kam marre nga votuesit dhe nga situata qe me nxjerr te pafajshem, kam vendosur te vazhdoj detyren time me perulje kundrejt qytetareve te mi deri ne momentin qe cdo gje do sqarohet nga drejtesia. Mandatin dhe detyren e mrekullueshme te sherbimit ndaj qytetareve nuk ma ka dhene as Lulja, as Saliu dhe as Shqupi.

Ma kane dhene bashkeqytetaret dhe atyre do tju bindem dhe sherbej deri ne sekonden e fundit. I bej thirrje politikes qe mos merret vetem me nje Kryetar Bashkie te nje qyteti se une as kam vrare njerez ne Gerdec, as kam vrare njerez ne bulevard, as kam vrare shpresen e njerezve por kam ringjallur shpresen ne qytetin tim, kam punuar, investuar dhe shtrire doren tek cdokush qe me ka dhene ndihme qofte edhe per nje peme per qytetin tim.

Do kthehem ne Shqiperi sebashku me skuadren e avokateve te mi italiane per te vene pikat mbi i me drejtesine dhe me publikun. Sic edhe e ka merak Berisha, deshmite jane edhe me Elvis edhe me Ervin:) /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori