"Elvis Rroshi është dënuar për përdhunim"
Edhe më tronditëse bëhet e vërteta rreth të shkuarës kriminale të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi i cili u dorëhoq sot pasi pranoi se ishte dënuar në Itali kur ishte 16 vjeç.

Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza karnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim.

Ndërkohë Partia Demokratike ka reaguar duke e akuzuar kryeministrin Rama se po mbron Roshin.

"Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës.

Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë, u kërkon sot socialistëve të dalin në një demostratë në qytet për ta mbrojtur atë.

Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin.

Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Roshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës.

I poshtëroi duke ua vënë Roshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit", thuhet në reagimin e Partisë Demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2016, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori