Elvis Naçi jep lajmin: Sot në emision, bëj transparente çdo qindarkë të dhuruar
Elvis Naçi ka shpërndarë një status në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë emisionit që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në News24orën 22:30 do të bëjë publike shumën e dhuruar deri më sot për të prekurit nga tërmeti në Thumanë në të gjitha valutat.

“Sot në orën 22:30 jemi 'live' në fb tim dhe News24, në maratonën humanitare për të dëmtuarit e tërmetit si edhe për të bërë transparencën e shumës që është mbledhur nga shqiptarët.

Transparenca e çdo qindarkë, euro, franga, paund është detyrimi ynë.

Besimi juaj është përgjegjësia jonë, për të ndihmuar shqiptarinë që lëngon mbi rrënojat e tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit”, shkruan Naçi
Shtuar më 03/12/2019, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori