Elvis Naçi i merr nga duart Luisit thesin me kanoçe dhe i thotë se nuk do ta bëjë më (VIDEO)
Elvisi ka dalë të gjejë djalin e vogël të familjes Çuko, Luisin.

Elvisi: Doja ta shikoja vetë djalin si punonte, po shikoja majtas djathtas, kur e pashë nuk kishte asnjë më të dhimbshme sesa të shikoja atë fëmijë që mblidhte kanaçe.
Elvisi takon Lusin duke mbledhur kanaçe nëpër mbeturina.

Elvisi: Ne shkuam tek shtëpia po nuk të gjetëm, ke ardhur të mbledhësh kanaçe. Luis gjithmonë vjen këtu? Ke kohë të mësosh? Mërzitesh ti që shokët ikin tek shtëpia dhe ti vjen këtu?

Luisi: Ndihmoj familjen time, nuk mërzitem.

Elvisi: Luis, disa mendojnë se shqiptarët janë njerëz të këqinj, unë njoh shumë shqiptarët në shpirt bamirës, të cilët janë optimist se Shqipëria do të bëhet. Luis, kjo është hera e fundit që ti vjen këtu, që sot e tutje ti do jetosh si gjithë bashkëmoshatarët ti do jetosh si gjithë shokët i lumtur dhe i qetë, me gjithë shqiptarët ne nuk do të lemë më këtu. Ule këtë thesin se nuk do kesh më nevojë ta bësh. Ti do jetosh si gjithë fëmijët e tjerë.

Elvisi i premtoi Luisit se kurrë më nuk do ta bënte më atë punë. Ata u rikthyen në banesë por tashmë me një lajm të mirë.
Shtuar më 30/03/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori