Elton Deda ironizon protestën: O popull, sa gjëra bëhen në emrin tënd…
Ditën e djeshme ka nisur protesta e opozitës para kryeministrisë ku vazhdon edhe në këto momente të ngujuar në çadra protestuesit bashkë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha kërkojnë rënien e qeverisë.

Të shumtë kanë qënë reagimet për këtë nismë të Partisë Demokratike, ku ndër to ka reaguar edhe këngëtari i njohur Elton Deda i cili me nota ironie thumbon Bashën dhe protestuesit në shesh.

Ai thotë se populli po shfrytëzohet që të jetojnë mirë politikanët dhe të kenë pushtet.

“Dikur dhe shoku Dulle u ulte gju me gju me popullin ndonjëherë, por jetonte ne Bllok, me roje, me fëmijët qe dëgjonin muzike te huaj kur burgoste popullin pse dëgjonin rocknroll, kur hante gjera te mira dhe populli hante buke misri me presh!

O popull, sa gjera behen ne emrin tend.

Shendet e te mira”, shkruan këngëtari i njohur./albeu.com/

Shtuar më 19/02/2017, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori