Shtyhet marrja në pyetje e Golemit, mungon avokati
Pëlqej
Update- Për shkak të mungesës së avokatit është shtyrë sërish marrja në pyetje e Golemit. Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbardhjen e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, grupi hetimor nuk ka mundur të marrë në pyetje Inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi.

Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të zyrtares, e cila ndodhet në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se Golemi do të pyetej mbi procedurën e kontrollit apo auditit në Bankën e Shqipërisë dhe raportet e këtyre kontrolleve.


09:15-Pas arrestimit për "shpërdorim detyre", Elivar Golemi do të merret sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Raportohet se nga burgu ku ajo vuan dënimin, Elivar Golemi, kryeinspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, do të merret sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.

Ky hap bëhet dy ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg Golemin, e cila u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit për "shpërdorim detyre".

Në seancën e 15 shtatorit, Gjykata e Apelit nuk ndryshoi masën e sigurisë për Golemin, "arrest me burg", ndërsa ndryshoi masën e sigurisë për guvernatorin Fullani, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori