Elisa Spiropali rrëfen se është në pritje të një djali: Do më ngjajë mua patjetër!
Ministrja Elisa Spiropali është shtatzënë dhe është në pritje të një djali.

Elisa Spiropali ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël dhe për të zbuluar më tepër nga bebi që pritet të vijë pas disa muajsh në jetë.

Në prag të muajit të shtatë, ministrja tregoi se po kalon një shtatzëni të lehtë dhe të mbarë, që deri tani nuk e ka penguar të vazhdojë punën dhe angazhimet e shumta.

Gjatë bisedës ajo zbuloi për herë të parë se është në pritje të një djali, edhe pse fillimisht dëshira e të shoqit ka qenë një tjetër motër për Naltën e tyre 4-vjeçare.

"Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit”, tha ajo duke qeshur.
Shtuar më 23/10/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori