Elisa me "zjarr" ndaj "bombave" të BILD: Nuk na helmon dot Saliu
Elisa Spiropali, nuk është përmbajtur në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild për dosjen 184 duke shpërthyer në akuza ndaj opozitës dhe prokurorëve që kanë hetuar këtë dosje.

E ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, zëdhenësja e qeverisë ka thënë se këto përgjime janë një çorbë e gatuar nga PD dhe nga prokuororët që ajo i quajti të Sali Berishës.

“Një çorbë e gatuar nga disa prokuror të Sali Berishës, të shkarkuar nga Vettingu ose në process vetting. Këto përgjime i kanë mbajtur për shantazh dhe nuk i kanë përdorur për drejtësi. I kanë mbajtur si dosje në tavolinë, për të marrë vendet e punës ku janë. Këto dosje nuk mund të manipulohen dhe të helmojnë Shqipërinë”, tha Spiropali.

Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184.

Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.
Shtuar më 17/06/2019, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori