Tre shtetas shqiptarë mësohet të kenë eliminuar me armë zjarri policin e Malit të Zi
Millutin Lekovi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Igalo në afërsi të qytetit Herceg Novi.
Sipas mediave malazeze tre shqiptarët, nuk kanë pasur mjet identifikimi dhe kanë deklaruar se janë nga Kosova.
Nga raporti i policisë malazeze mësohet se
Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41 vjecar
Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas tjerë nga Shqipëria Lulëzim
Hasanaj 49 vjeç dhe Nure
Hasanaj 67 vjeçe.
Këta tre persona, janë ulur në pjesën e pasme të mjetit të policisë dhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë së Herceg Novit, shtetasi shqiptar
Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41 vjecarin
Millutin Lekoviq, i cili ka ndrruar jetë në spitalin e Risanit.
Luan Hasanaj rezulton të jetë në kërkim për “tentativë vrasje e kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 16/12/2019,
ora 15:01