Eliminimi mafioz i të riut nga Vlora, pista e hetimeve lidhet me të shkuarën në Belgjikë
Detaje të reja mësohen nga eliminimi mafioz i 26 vjeçari Kristian Breshanaj në Vlorë, i vrarë në derën e shtëpisë me 5 plumba.

Mësohet se pista kryesore e hetimeve është jeta dhe aktiviteti i tij në Belgjikë.

Deri më tani burime nga policia kanë bërë me dije se nga provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët në momentin që është djegur automjeti, më pas janë larguar me një tjetër automjet të ndihmuar nga persona të tjerë.

Policia mendon se bëhet fjalë për një atentat të mirorganizuar, ajo ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë së zonës përreth për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë ngjarje
Shtuar më 25/05/2020, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori