Eliminimi i shqiptarit në Londër, kapet një tjetër person i dyshuar
Edison Brahimi, 29 vjeç, nga Camden Road ka rënë në prangat e policisë.

Nderkohe qe me heret ne pranga ishte vene edhe Liridon Saliuka, 29 vjec, me akuzen e vrasjes, mbajtjes se armeve pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.

27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje në Klubin Phoenix Snooker pas një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve burrash.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë. Daka u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy burra të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Pas ngjarjes policia beri apel per të identifikuar personat e kapur në kamerat e sigurisë gjatë natës së sulmit. image

Kryeinspektori i hetuesve, Mark Wrigley, tha: “Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e paraqitur në pamjet e publikuara sot, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.

Nëse jeni një nga njerëzit në këto imazhe, ose nëse i njihni ato, ju lutemi paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës që të dalin përpara drejtësisë”.

Shtuar më 09/12/2019, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori