Berisha zbulon shifrën: Ja sa e kam paguar avokatin që po merret me padinë ndaj Blinkenit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë se avokati që po merret me çështjen e tij në Francë, ka kushtuar plot 7 mijë e 200 euro.

Berisha e ka zbuluar këtë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Pa Ekspozuarit”.

“Dy faktorë janë kundër dhe të fortë dhe së dyti se sekretari amerikan i shtetit është me imunitet. Fakti që asnjëri nuk është shtetas francez dhe se Blinken ka imunitet, ka një faktor tjetër. Ju thashë dy negativët, tani t’ju them çfarë është në favorin tim. Shpifja dënohet aty ku del, kudo që të dalë, dënohet. Aty ku ti e sheh që të ka dëmtuar, mund ta padisësh. Si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar, dhe përderisa nuk është funksion zyrtar, imuniteti mund të jetë dhe mund të mos jetë. Në SHBA gjykata është shumë e kushtueshme, procesi është i drejtë, por ndryshe nga ajo në Evropë”, tha ndër të tjera Berisha./albeu.com