Elenovski: "Shkupi 2014", bombe e kurdisur
Albeu.com
Unioni Social Demokrat i Llazar Elenovskit, sot u ankua se disa parti politike dhe organizata joqeveritare, duke përdorur gjuhën e urrejtjes po e shkatërrojnë bashkëjetesën ndëretnike dhe po e kthejnë nacionalizmin në Maqedoni.
Sipas tij në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, kanë ndikuar edhe disa ide të promovuara në kuadër të projektit "Shkupi 2014". "Siç kemi thënë edhe më herët për projektin "Shkupi 2014 ", tani po konfirmohet se është projekt për mashtrimin dhe largimin e opinionit nga problemet reale, por edhe shumë më keq, pasi paraqet bombë të kurdisur për marrëdhëniet ndëretnike. Qëndrimi i Unionit Social Demokrat është i qartë, qendra e qytetit nuk duhet të ketë kurrfarë strukture të re fetare, duke pasur parasysh se në qendrën më të gjerë të qytetit ka mjaft kisha dhe xhamia". (alsat-m)
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori