Eleminuan terroristin Kujtim Fejzullai, kryeministri austriak nderon me medalje ari dy efektivët
Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, i ka
dekoruar me Medaljen e Artë të Meritave dy
policët që e eliminuan sulmuesin gjatë sulmit terrorist të së
hënës në Vjenë.
“Me veprimet e tyre të guximshme dhe me përkushtim me jetën e tyre, këta dy zyrtarë policorë e eliminuan vrasësin gjatë sulmit të së
hënës, duke e prandaluar më të keqen”, shkroi shefi i qeverisë austriake në Facebook.
Ai njoftoi se medaljet policëve ua ka ndarë dje (të enjten) dhe
policët e
dekoruar janë pjesëtarë të forcave speciale “WEGA”.
“Dje, i falënderova dy zyrtatët e WEGA-s për tërë forcat emergjente dhe i shpërbleva ata me Shenjën e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë”, shkroi
kryeministri Kurz.
Në fotografinë e publikuar në llogarinë e kryeministrit, dy
policët e
dekoruar janë me maska dhe nuk mund të identifikohen. As vetë
kryeministri nuk i ka publikuar emrat e tyre.
Ndryshe, gjatë sulmit të tmerrshëm të së
hënës në Vjenë, katër persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën. Sulmuesi, me prejardhje shqiptare, me prindër nga Maqedonia Veriore, i identifikuar si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, u vra nga policia.
Ai kishte shtetësi austriake dhe maqedonase, ndërsa më parë ishte arrestuar pasi ishte përpjekur të merrte pjesë në luftën në Siri si pjesë e ISIS-it.
.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 12:25