Eleminohet 27-vjeçari shqiptar, gjendet në një kanal (VIDEO)
Është eleminuar një 27-vjeçar shqiptar në Gjermani, ndërsa trupi i pajetë është gjetur të dielën e kaluar.

Prokurori i çështjes tha të mërkurën se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, për shkak të të cilave ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor zhvilloi kontrolle të imtësishme në pyllin e qytetit Dölauer Heide për të gjetur gjurmë që mund të zbardhnin e vrasjes të të riut shqiptar.

Gazeta gjermane "Bild" raporton se trupi, i cili kishte plagë thike dhe armë, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes ADN-së. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.
Shtuar më 20/09/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori