Eleminimi i Santiago Malkos, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit të arrestuar: Isha kalimtar
Pas arrestimit si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, 39-vjeçari i arrestuar me iniciale B.T nga Tirana ka deklaruar se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit ku ka ndodhur ekzekutimi.

"Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen", ka deklaruar ai në polici.

Ai u arrestuar pas nga kqyra e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e "Xhamllikut" në momentin kur u ekzekutua ish-polici. Grupi hetimor dyshon se i arrestuari mund të ketë dijeni mbi autorët që ekzekutuan Malkon në fund të gushtit.
Shtuar më 15/09/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori