E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Eldin Dergjini që u aksidentua te "Shqiponja", është vëllai i deputetes së Kuvendit të Shqipërisë
Eldin Dergjini bosi i makinavë të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova, e futur nga radhët e LSI-së, dhe emrin e vërtetë e ka Elti Borova. Po ashtu ata janë fëmijët e muzikantit të njohur shkodran Luan Borova. Eldin Dergjini ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

34-vjeçari">34-vjeçari Eldin Dergjini, nga Shkodra, banues në Tiranë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa udhëtonte me automjet në afërsi të sheshit “Shqiponja”, doli nga rruga duke u përmbysur.

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip ‘Mercedes Benz G Class’ me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë eurosh.

34-vjeçari">34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe është përplasur me borduren e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.

Më pas Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi dhe ka mbërritur në një spital privat. 34-vjeçari">34-vjeçari pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumenta.

Dergjini është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike. Automjeti është dërguar në drejtorin e policisë tirane ku i është nënshtruar kontrolleve.
Shtuar më 12/09/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori