ELBASAN/ Bashkëshortja e denoncon për dhunë, policia i gjen arsenal armësh
Vetëm në sajë të një kontrolli në banesën e një 31 vjeçari në Elbasan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë dhe municione.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ervis Zenelhoxha u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale; dy pistoleta “Zastava”, rreth 50 fishekë, 15 djegore predhash luftarake, 3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës, 5 copë kapsolla detonatore alumini.

Sipas policisë, gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 29 vjeçe. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2016, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori