Elbasan vritet një 49 vjeçar, ndalohet njëri prej të dyshuarve për këtë vrasje
Një 49 vjeçar është vrarë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë në qytetin e Elbasanit. Nga burime të policisë se këtij qyteti është bërë me dije se gjatë mesnatës së kaluar ka mbetur i vdekur nga të shtënat e një arme 49 vjeçari Vasil Kanani.
Pas ngjarjes forcat e policisë kanë arritur të ndalojnë një prej të dyshuarve kryesore për kryerjen e kesaj vepre, 41-vjeçarin Emin Mehja dhe është shpallur në kërkim personi tjetër që dyshohet të jetë bashkëpuntor në vrasje, i identifikuar me inicialet N.D. Mësohet se vrasja është kryer nga dy personat në lagjen “28 nëntori” në këtë qytet.

Nga hetimet paraprake të kryera nga blutë e Elbasanit bëhet me dije se vrasja e 49-vjeçarit ka ndodhur për motive banale./albeu.com
Shtuar më 01/11/2011, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori