Elbasan, vdes kamarierja e plagosur pak ditë më parë
Ka ndërruar jetë vajza nga qyteti i Elbasanit që u plagos para disa ditësh nga dy persona, në një lokal të këtij qyteti ku edhe vajza punonte si kamariere.

Gerta Thomai ishte plagosur rëndë në pjesën e qafës me një arrmë, ndërsa sipas mjekëve të këtij spitali, plaga që kishte marrë kishtë qenë e rëndë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Sipas burimeve nga policia, autorët njihen me inicialet G.S 38 vjeç dhe M.D 29 vjeç, të dy nga Elbasani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindjeje për motive banale mes autorëve dhe vajzës, e cila punonte si kamarirere në një bar në qendër të qyetit të Elbasanit./albeu,com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori