E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Elbasan, u kapen me drogë, arrestohen dy të rinj
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi u kapën me drogë. Sipas burimeve të policisë së këtij qyteti në sajë të operacionit të koduar “Emigranti” efektivët e Elbasanit kanë bërë të mundur sekuestrimin e 27 dozave heroinë dhe arrestimin e 2 të rinjve.

Policia në lidhje më këtë ngjarje ka vënë në pranga Olsi Bardhi 22 vjeç dhe Jordan Saripanidhis 20 vjeç të cilët akuzohen për trafik droge.

Ndërkohë materialet në ngarkim të 2 të rinjve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori