4 “policë” dhunojnë dhe grabisin familjen në Elbasan

Një grabitje me armë është regjistruar rreth orës 21:30 të së premtes në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Mollas në rrethin e Elbasanit.

Mbrëmjen e kaluar në Elbasan është rregjistuar një grabitje me armë rreth orës 21:30 në fshatin Qyrkan të Njësisë Administrative Mollas.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dijse se 4 persona të armatosur me uniforma policie dhe të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti dhe një banesë ngjitur me të duke goditur me pjesë të armës edhe pronarin që zotëronte edhe pikën e karburantit.

Pronari i karburantit është identifikuar si Qemal Shabani, 70 vjeç dhe është sjellë me urgjencë në kirurgjinë e Elbasanit si pasojë e goditjes që ka marrë nga grabitësit.

Ai ka deklaruar se 4 persona të armatosur kanë sulmuar karburantin e tij, një prej të cilëve ka mbajtur nën kërcënim rojen në pjesën e jashtshme dhe 3 të tjerë kanë hyrë në brendësi të banesës së tij ku nën kërcënimin e kallashnikovit dhe pistoletës i kanë 1500 Euro dhe 3 mln e 300 mijë lekë të vjetra.

Po sipas dëshmisë së tij grabitësit kanë qenë me uniforma policie dhe të maskuar dhe pasi e kanë goditur me pjesën e pasme të pistoletës, janë larguar me një mjet nga karburanti duke marrë shumën e parave. /albeu.com/


Shtuar më 11/02/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori