Elbasan, shkatërrohet banda e drogës
Një bandë prej gjashtë personash të cilët merreshin me trafik droge janë arrestuar pas një operacioni të organizuar nga policia e Elbasanit ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se në pranga ka rënë Kostandin Piku i njohur me nofkën “Koçi”, 57 vjeç, Arben Hysa i njohur me nofken Ben Binjaku 43 vjeç, Altin Caka i njohur me nofkën Bobili 29 vjeç, Emiljano Ramazani i njohur me nofkën Rrahmani 32 vjeç, Sul Papri, i dënuar më parë për prodhim e shitje të lëndëve narkotike, Petrit Bekteshi 43 vjeç, Ilir Rrapi 38 vjeç.


Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë trafikuar drogë. Në cilësine ë provave materiale polici ka sekuestruar gjashtë automjete dhe tetë telefona celularë. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2012, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori