Elbasan, mësuesja godet kolegen me këpucë në kokë pas sherrit
Një mësuese e shkollës 9 vjeçare “Jeronim De Rada” në Elbasan është goditur me këpucë në kokë nga kolegia e saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pas mbledhjes së zhvilluar në drejtori.

Dy mësueset emrat e të cilave nuk bëhen ende të ditura janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal, ndërsa më pas njëra ka qëlluar kolegen më këpucë në kokë.

Pala e dëmtuar ka shkuar në policinë e Elbasanit ku ka bërë denoncimin përkatës. Ngjarja ka shkaktuar kaos në shkollë dhe mësimi është pezulluar për disa minuta.
Shtuar më 01/10/2015, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori