Elbasan, makina përplas 65 vjeçaren
Një 23 vjeçar me iniciale G.Gj aksidenton pasditen e sotme një 65 vjeçare në vendin e quajtur Kryqëzimi i Dinamos në Elbasan.

I riu teksa drejtonte veturën e tij tip Citroen me targë AA 775 MS, ka përplasur këmbësoren R.H, 65 vjeçe banuese në Elbasan.
E moshuara është dërguar menjëherë në spitalin Kirurgjik për ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 20:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori