“Pse gjithë ky suport ndaj Donaldit?”, Arbana i përgjigjet si rrallëherë ndjekësve (FOTO LAJM)

Donaldi u surprizua spektaklin e mbrëmshëm nga vëllai i tij binjak, të cilin e takonte pas 60 ditësh. Më herët Donaldi ka takuar edhe Bora Zemanin, ish-të dashurën, ndonëse ajo kishte ardhur për të surprizuar Semin. Gjithashtu, pak ditë më parë ai takoi prindërit.

Kaq shumë supriza duket se i kanë rënë në sy publikut. Së fundmi, një ndjekëse i ka shkruar Arbana Osmanit, në komentet e një fotoje të saj, nga spektakli, se ai po vendoset në kushte të pabarabarta me banorët.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.

Mirëpo Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt dhe prerë.

“Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”, shkruan moderatorja, që mesa duket nuk preferon aspak të komentojë ngjarjet në shtëpi.