Elbasan, jepet pretenca për autorët e vrasjes së oficerit
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka dhënë gjatë ditës së sotme pretencën për dy të akuzuarit e vrasjes së agjentit të anti-drogës, Roland Rexhepi gjatë vitit 2009


Prokurori i çështjes Ridvan Sukaj ka kërkuar 28 vjet burg për 36-vjeçarin Armand Llakaj nën akuzën e “vrasjes me dashje me paramendim në bashkëpunim“, si dhe “armëmbajtje pa leje“ dhe 23 vjet heqje lirie për Marjus Tafën nën akuzën ‚’’vrasjes me dashje me paramendim në bashkëpunim“.



Gjyqtari i çështjes Artan Gjërmeni pas paraqitjes së pretencës nga prokurori ka kërkuar shtyrjen e vendimit të trupit gjykues për të mërkurën tjetër, pasi sipas tij sapo është njohur me pretencën e prokurorit dhe se çështja do të shqyrtohet për të marrë një vendim. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori