Elbasan dhe Shkodër, qytetarët firmosin për shkarkimin e Fullanit
Pëlqej
Edhe ditën e sotme, qytetarët dhe shoqëria civile janë duke vijuar kërkesat e tyre për largimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Protestat qytetare kanë nisur pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë nga punonjësit e saj.

Elbasan po vijon aksioni për mbledhjen e firmave në një peticion, ku qytetarët duan t’i kërkojnë Kuvendit të realizojë një mbledhje të jashtëzakonshme, për shkarkimin e Guvernatorit.

Qytetarët janë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për pjesëmarrje në këtë peticion, i cili sot po zhvillohet në sheshin “Aqif Pasha” në Elbasan.

Edhe Shkodra ka zgjedhur të protestojë për largimin e Ardian Fullanit. Të rinjtë nga Forumi Shkodran, po protestojnë para Bashkisë së këtij qyteti, ndërsa i bëjnë apel edhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestave. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori