Milani duhet të ulë pagat, Ibra dhe Donnaruma drejt largimit

Milani i sezonit të ri mund të mos ketë në skuadër dy nga elementët më të rëndësishëm të kësaj skuadre. Bëhet fjalë për portierin Gigio Donnarumma dhe sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Zërat që kanë qarkulluar sëfundmi në mediat italiane, janë konfirmuar edhe nga presidenti i Milanit Scaroni. Donnarumma mund të largohet pasi kërkon një kontratë të re me një pagë disa herë më të lartë, ndërkohë që shtatlarti suedezi mund t’i japë lamtumirën kuqezinjëve për çështje moshe.

“Ulja e pagave sezonin e ardhshëm është një nevojë për klubin. I dashuroj si i çmendur Ibran dhe Gigion por nëse do të bëhen përjashtime duhet të vendosë Gazidis”, fjalë këto të presidentit të Milanit Scaroni për Corriere della Sera.


Shtuar 10.03.2020 12:49