“Cristiano, ku je?”Mediat kritikojnë Ronaldon dhe e sulmojnë se po e ruan veten për Europianin

Forma e Ronaldos është kritikuar në ndeshjet e fundit.

Ai nuk ka realizuar në 3 ndeshjet e fundit duke u kritikuar nga tifozët bardhezi.

Gjithashtu mediat thekosojnë se ai po e ruan vetëm për Europianin.

“Skuadra nuk është e lidhur, pa një model, pa shpirt, ndërsa Cristiano është si fantazmë në fushë”, shkruan Corriere della Sera që shton se ish-ylli i Real Madridi duket i painteresuar për lojë.

La Gazzetta dello Sport shkon më tutje duke pyetur: “Cristiano, ku je?”. Në takimin e fundit ndaj Fiorentinas, ai madje nuk dërgoi asnjë goditje në kuadratin e portës.

Tuttosport ka raportuar se e ardhmja e Ronaldos do të jetë në dyshim nëse Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, sepse nuk mund t’ia mbulojnë pagën, ndërkohë që Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germaini janë opsionet e mundshme për të ardhmen e tij. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 27.04.2021 08:30