Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj të cilët të paguar nga persona të ndryshëm kanë
dëmtuar paisjet e një këndi lojrash.
K.K. 15 vjeç dhe J.P. 16 vjeç u ndaluan pasi dyshohen të jenë paguar nga dy pronarë lojërash për fëmijë, Aurel
Braçja dhe Ymer
Braçja, me qëllimin për të
dëmtuar në lagjen “Luigj Gurakuqi”, për arsye konkurence, pajisjet në këndin e lojrave në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç banues në
Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i
pronës kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i
pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 150, 25, 151 dhe 22 të Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 10:07