Ekzekutuan policin malazez, jepet vendimi për të moshuarën shqiptare dhe 2 djemtë
Tre pjesëtarë të një familjeje shqiptare që ekzekutuan policin malazez, Milutin Lekoviç, janë lënë 30 ditë në paraburgim.
Kjo masë është marrë nga Gjykata e Lartë e Podgoricës për shtetasit:
Nure,
Luan dhe
Lulzim Hasanaj.
Luan Hasanaj ekzekutoi javën e kaluar Lekoviç, ndërsa tentoi të vriste edhe një tjetër polic, Aleksander Kilibard.
Pas kësaj, policia arrestoi në flagrancë tre shqiptarë, nënën e moshuar
Nure Hasanaj 67 vjeçe dhe dy djemtë e saj
Luan 43 vjeç dhe
Lulzim Hasanaj.
Shqiptarët ishin arrestuar në kufi. Ata ishin vendosur në pjesën e
pasme të makinës. Gjatë asaj kohe, ata kanë shkëmbyer disa fjalë në gjuhën shqipe. Pas kësaj, Luani ka qëlluar Lekoviçin në pjesën e
pasme të kokës.
Shtuar më 18/12/2019,
ora 21:43