Ekzekutoi të vëllain, kapet teksa tentoi të kalonte kufirin 38 vjeçari (VIDEO)
Policia kufitare në Hanin e Hotit Shkodër, ka arrestuar një 38 vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.

Më datë 17.02.2020, shtetasi M. Sh., ka marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjoresiguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 21/02/2020, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori