Ekzekutoi mjekun me tre plumba, ku po kërkohet autori i krimit
Vazhdojnë kërkimet intensive për autorin e vrasjes me tre plumba në kokë mjekun Ilir Alija.

Policia ka hedhur dyshime se 26- vjeçari mund të jetë larguar drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Muriqanit, në mënyrë ilegale.
Në orët e paradites ndërtesa ku jetonte viktima dhe autori Dritan Ymeri ka qenë e boshatisur.

Asnjëra prej familjeve nuk ndodhej aty. Të gjithë janë larguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur, duke e braktisur atë vend.

Arsyeja sipas burimeve është që palët të mos kenë një përplasje të dytë, duke qenë se situata është e tensionuar dhe familjarët e viktimës, kryesisht djali, nëna dhe bashkëshortja, ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike.

Ilir Aliaj ka lënë dy djem, njërin 15 vjeç dhe tjetrin rreth 4-5 vjeç. Sipas të dhënave, djali 15-vjeçar, i cili ka qenë dëshmitar i vrasjes së babait të tij, po e përjeton në formë mjaft traumatike ngjarjen e rëndë.

Por mjaft rëndë e kanë përjetuar edhe nëna e bashkëshortja e tij, të cilat nuk arritën dot të bënin asgjë apo të ndërhynin për të evituar tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre.

Askush nuk ka qenë në dijeni se i riu i kthyer nga Franca lëvizte me armë në brez. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori