Ekzekutoi Kasmin mes Tiranës, çfarë vendosi gjykata për vrasësin grek
Pëlqej
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg katër personat e dyshuar dhe arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit.

Kështu është rrëzuar kërkesa e grekut Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu.

Ai akuzohet për ekzekutimin e Devi Kasmit pasi dyshohet se ai punonte si vrasës me pagesë.

Kështu Krimet e Rënda kanë rikonfirmuar masat e sigurisë për Mario Meshinin, Elton Halipajn, Elton Hoxhallarin, Malvin Dinellarin, si dhe ekzekutorin grek Eftmimiu Eftimius, duke i lënë sërish në qeli. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori