Ekzekutoi dy vëllezërit dhe i shkoi në varrim, si u fsheh Altin Ndoci nga familjarët
Të tjera detaje zbardhen nga vrasja e vëllezëeve Haxhia, ku mësohet se autori i dyshuar Altin Ndoci, ka marrë pjesë në varrimin dhe të 3-tat duke u paraqitur me emër të rremë.

Për më tepër, ai ka lënë dhe 28 mijë lekë por familjarët nuk e kanë njohur dhe e kanë pyetur se kush je. Ai i është përgjigjur me emër tjetër.

Kjo ka qenë edhe një nga dyshimet e Policisë që kanë çuar në arrestimin e tij veç shenjat të gishtave në automjetin Toyota gri që përdorën autorët dhe e braktisën më pas në Shkozë.

Ndërkohë, i arrestuari tjetër Klevis Alla i cili po bashkëpunon me policinë ka deklaruar se, vëllezërit Haxhia strehuan një nga grabitësit e Rinasit. Nisur nga deklarata e tij, grupi hetimor e ka lidhur vrasjen e vëllezërve Haxhia edhe me grabitjen e bujshme të Rinasit.
Shtuar më 04/05/2020, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori