Ekzekutoi dy biznesmenët në Kurbin, Eduart Lamaj në kërkim nga Greqia për trafik kokaine
Eduart Lamaj i dyshuar si vrasësi i biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji Markaj, fundmajin e këtij viti, konsiderohej nga drejtësia greke si një nga peshqit e mëdhenj të trafikut të kokainës.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikut të narkotikëve. Referuar dosjes penale, Lama, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.

Mmësohet se zyrtarët e drejtësisë greke kanë informuar palën shqiptare se kanë shpallur në kërkim Eduart Lamën dhe kërkojnë dorëzimin e tij. Por, në kushtet kur një shtetas shqiptar, nuk mund të ekstradohet nga Shqipëria drejt Greqisë, përderisa mungon një marrëveshje ekstradimi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iu kërkon autoriteteve të drejtësisë greke të transferojnë në Shqipëri procedimin penal për këtë person.

“Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar, Eduart Lamaj, alias Leandro Simon nga autoritetet greke të drejtësisë, duke ju njoftuar për pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi, iu përcjell kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme për transmetimin origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin të, bashkë me përkthimin përkatëse të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal ndaj tij, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan Gjonaj në letrën dërguar homologut grek të drejtësisë.

Shtuar më 31/08/2020, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori