Mandat të dytë si President? Ilir Meta: Kurrë dhe asnjëherë, ja çfarë do të ndodhë më 25 korrik

“Kurrë dhe asnjëherë. Shqipëria ka nevojë për politikë. Nuk kam çfarë të bëjë më shumë për President…”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta pranonte një mandat të dytë si President nëse këtë ia propozon Rama dhe Basha.

Ai deklaroi se në 25 korrik 2022 do t’i rikthehet jetës aktive politike, ndërsa u shpreh se deri në 25 prill ka bërë gjithçka në pozicionin e tij si President.

“25 prilli ndryshoi planet e mia. Plani im ishte që të kalojmë këtë situatë kaq të rëndë, që nuk ia uroj asnjë Presidenti dhe nuk do ta ketë asnjë president sepse unë do të jem aktiv politik në 25 korrik.

Nuk kam rrugë tjetër. Plani im ishte të bëj edhe një mandat tjetër si President, gjatë kësaj kohe të riparoj disa gjëra dhe në kushtetutë, për popullin por edhe institucionin e Presidentit që të mbrojë shtetin nga pushteti.

Ilir Meta si person për eksperiencat që ka i ka përballuar dhe do ti përballojë deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të jetë një president që të mbrojë shtetin”, u shpreh Meta.

Pyetje: Nëse Rama dhe Basha do të bien dakord tju propozojnë për president do ta pranonit?

Ilir Meta: Kurrë dhe asnjëherë. Shqipëria ka nevojë për politikë. Nuk kam çfarë të bëjë më shumë për President. Deri në 25 prill kam bërë çdo gjë dhe i kërkoj fjale të gjithë shqiptarëve nëse i kam krijuar edhe ndonjë shqetësim. /albeu.com/


Shtuar 22.11.2021 22:59

Tags: