Konflikti i pronësisë, një i vrarë dy të plagosur në Tropojë
Pëlqej
Update- Konflikti i pronësisë duket se ka qenë shkaku i vrasjes së një 27-vjeçari dhe plagosjes se vëllait dhe babait të tij në Tropojë. Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm pas një konflikti në një lokal në qendër të Bajram Currit.

Sipas policisë i vrarë mbeti 27-vjeçari Blerim Metaliaj ndërsa i plagosur babai i tij, Rexhep Metaliaj si dhe vëllai i viktimës B.M, 15 vjec. Policia e qytetit verior, ka mundur t’i identifikojë dhe ti shpallë në kërkim autorët të cilët dyshohet se i perkasin fisit Biberaj.

10:15- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të ditës së sotme ku një 20-vjeçar është ekzekutuar në mes të qytetit të Bajram Currit, ndërsa babai i tij mbeti i plagosur.

Sipas policisë, viktima është Blerim Metaliaj, ndërsa i plagosur babai i tij, Rexhep Metaliaj. Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorëve. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori