Ekzekutimi në Vlorë, tropojani u ekzekutua në sy të bashkëshortes
Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Fatjon Sinani ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen Partizani, shumë pran spitalit të qytetit.

Mësohet se vrasja e Sinanit, i cili u qëllua me 3 plumba nga dy persona, ndodhi në sy të bashkëshortes së tij. Raportohet se gruaja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të ngjarjes.

40-vjeçari prej 4 vitesh jetonte me qira në qytetin bregdetar, bashkë me të shoqen. Banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri të qetë.

Bashkëshortja e tij punonte si rrobaqepëse, ndërsa Sinani si punëtor krahu.

Një nga pistat e mundshme ku po heton policia është hasmëria, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera. Makina që dyshohet se përdorën vrasësit e Fation Sinanaj u gjet e braktisur nga policia e Vlorës, shkruan BW.

Ndërkohë, njëri prej autorëve të dyshuar u shoqërua, ndërsa bëhet fjalë për Neritan Qejvani. Sakaq, policia është vënë ndjekje të autorit të dytë, i cili mundi të largohej nga vendngjarja menjëherë pas krimit. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2017, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori