Përkeqësimi i motit/ Në Kukës 7 shtëpi të bllokuara, shkak rrëshqitja e dherave

Foto ilustruese

Reshjet e shiut, shoqëruar edhe me erë të fortë kanë krijuar në sërë problemesh në Kukës.

Problemet më të shumta janë në qarkullimin e mjetev, banorëve dhe sektorin e bujqësisë.

Po ashtu probleme janë krijuar edhe nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave, e për pasojë 7 shtëpi të lagjes Kënetë, 5km nga qyteti i Kukësit janë bllokuar./albeu.com