Ekzekutimi i Santiago Malkos, ndryshon akuza për të arrestuarin Bledi Teta
8 persona akuzohen për vrasjen e ish-policit 26-vjeçar Santiano Malko.

Në kërkim janë shpallur Leonard Duka, Elis Duka., Ilir Selmani., Oltion Loga., Dritan Agaj, , Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica., (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni., (M.,) banues në Vlorë.

Vrasja ndodhi me 27 gusht të këtij viti, ndërkohë që pistat janë akoma të hapura.

Ndërkohë i vetmi që është në pranga për këtë vrasje është Bledi Teta banues në Tiranë, i cili akuzohej për moskallëzim krimi.

Por tashmë ai është nën hetim edhe për veprën penale të vrasjes me paramendim. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori