Ekzekutimi i mafioz i Gurrës, avokatët e Korçës bojkotojnë gjyqet
Vrasja e Ravik Gurrës në Elbasan po shoqërohet me reagimin e fortë të avokatëve, të cilët tashmë ndjehen të kërcënuar në punën e tyre.

Pas avokatëve të Elbasanit, të cilët dolën ditën e djeshme me vendimin për të bojkotuar punën për një javë, sot kanë qenë avokatyët e Korçës ata të cilët kanë reaguar.

Në Korçë avokatët janë ngritur në protestë, ndërsa kanë njoftuar edhe për një bojkot tre ditorë të të gjitha proceve gjyqësore.

Ravik Gurra u vra tre ditë më parë në mes të Elbasanit. Avokati u qëllua me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Personi i maskuar është larguar me shpejtësi, duke hipur në një makinë, në të cilën e priste pak metra më tej personi që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtuar më 26/03/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori